Patrioti i madh Kombetar Shqiptar Haxhi Zeke Biberaj
![]() |
| Patrioti i madh Kombetar Haxhi Zeke Biberaj |
Haxhi Zeka Biberaj është shembull për besimtarët, shembull për atdhetarët, shembull për të gjithë shqiptarët… Lindi në vitin 1832, në Shqiperi katundin Shoshan, të Krasniqës, rrethi i Tropojës, Malësia e Gjakovës. Emri i tij është Zenel, ndërsa Haxhi, Hoxhe, Myderriz, Mulla janë titujt e tij te asaj kohe. Mësimet e larta i kreu në Medresën e Madhe të Gjakovës Haxhi Zeka Biberaj eshte djali i Mehmet Biberajt i cili ishte djali i Abedinit, që ishte djali i Hysenit, burra të Njohur nga Shoshani i Tropojes, Malsisë, parardhësit e Haxhisë, që ia zbardhi faqën kombit Shqiptare. Haxhi Zeka fëmijërinë e kaloi në Pejë të Kosovës, sepse që në vitin 1835, familja e tij ishte shpërngulur nga Tropoja, Malsia e Gjakovës… Mësimet fillestare i kreu në Pejë. Si nxënës një fëmijë i dalluar, për virtyte, për cilësi, aq sa të gjithë e kishin lakmi…Një ditë, Hoxha i tij publikisht kishte thanë: ”Kur të rritet ky djal ka me ba namin Shtatë kralat kanë me ja ni zanin…”
Në fillim Haxhi Zeka Biberaj ka shërbyer si mesues hoxhë, imam, mësues, dhe në administratën lokale si nëpunës dhe sekretar i pronës së familjes shumë të pasur, Sheremeti të Pejës, por që janë me prejardhje nga katundi Sheremetaj i Gjakovës… Haxhi Zeka (Haxhi Zejneli, 20 dhjetor 1832 – 21 shkurt 1902) është udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtar dhe organizator i kryengritjeve popullore antiosmane në Kosovë. Nga Gjakova prej nga u shpërngul me familjen në Pejë. Ishte një nga organizatorët kryesore i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga luftëtarët më të vendosur për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Krahas udhëheqësve të tjerë politikë e ushtarakë të Lidhjes luftoi në fund të 1879-ës dhe në fillim të 1880-ës për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë kundër forcave të Malit të Zi. Në pranverën e vitit 1881 mori pjesë në betejat kundër ushtrisë së Dervish pashës. Së bashku me Sulejman Vokshi e Kadri Bjari. Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet antiosmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893. Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër dhunës ekonomike e politike të sunduesve osmanë. Për veprimtarinë e tij atdhetare, më 1893 u thirr ne Stamboll ku u mbajt i arrestuar deri në vitin 1896.
Më 1896-1900 u vu në krye të luftës së popullit shqiptar për autonominë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Udhëhoqi qëndresën e armatosur popuIlore që shpërtheu në Kosovë në vitin 1897 dhe themeloi “Besëlidhjen shqiptare”(1897). Në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Stambollit të kryesuar nga Sami Frashëri dhe atdhetarët e tjerë brenda dhe jashtë atdheut, Haxhi Zeka organizoi më 23-29 janar 1899 Kuvendin e Pejës që themeloi Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe u zgjodh kryetar i Komitetit të saj. Në prill-maj 1899 mori masat për thirrjen e një Kuvendi tjetër të përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare mbajtja e të cilit u pengua nga Porta e Lartë. Pa marrë parasysh kundërshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive të Mëdha e të qarqeve shoviniste fqinje, Haxhi Zeka i vazhdoi përpjekjet për forcimin e Lidhjes gjatë gjithë vint 1900 derisa ushtria osmane e shtypi atë.
”Dil e piqu n’Haxhi Zekën Grish Kosovën, bashko Rekën Lsho kushtrimin n’Toskë e Gegë Mblidhu tok si kokrrat n’sheg…”
Ndërsa në një këngë popullore me titull:
NA KTI VENI DUHET M’I DALË ZOT Kushtuar, Haxhi Zekës N’grykë t’Pejës, more, u dhez rrfeja Shqiptarisë, more, ju forcue beteja. N’kam na u çue, o vëllazën, Haxhi Zeka, Nisi fjalë, more, shqiptarëve po u man: – Ngoni knena, o vllazën shqiptarë, N’kit ven juve o qi u kam marrë, N’kit ven juve o qi u kam thirrë; Fjalë me dhanun, besa-Besëb me lidhë. Për me lidh-o ni Besë të Zotit, M’i dal n’ball, more, o anmikut t’sodit si n’kohën e Gjergj Kastriotit. Na kti veni duhet m’i dalë zot; Dy syt, more, ju mbushën me lot. Atëherë Isa koka çue n’kam: – Ngo mor Zekë, unë çka po t’tham, I madh e i vogël, tanë n’kam m’u çue, Për tokë tonë kena me liftue, Me derdh’ gjakun, more, bash si prrue! Kem m’u kallë tan’, more, si cigare, s’kem me lanë anmik n’tokë shqiptare! Fort u gzue, more, trimi Haxhi Zekë Nxuerr alltin, more, paj qiti përpjetë: – Ktu koftë lidhë, more vllazën, Besa-Besa. E na u nisën trimat, more, çeta-çeta, shkon t’u pri, more, trim-o Haxhi Zeka.
Haxhi Zeka o ni zog shqiptari O për Kosov’ o n’luftë ma i pari.









